“Despacito” thyen rekordin në YouTube, bëhet videoja e parë që merr katër miliardë shikime (Video)

“Despacito” thyen rekordin në YouTube, bëhet videoja e parë që merr katër miliardë shikime (Video)

Spanjollët: Elia Zaharia Zogu është ‘Nusja e Vitit’
Ja si e ka pritur Blero këngën e Elvana Gjatës (Video)

Në fillim të gushtit, kënga latine “Despacito” e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee u kurorëzua si videoja më të shikuar në historinë e YouTube me 3 miliardë shikime.

Shumë njerëz parashikuan se popullariteti i saj do të zbehet pas pranverës dhe suksesit të paparë të saj, shkruan Forbes.

Të mërkurën, ajo vazhdoi në një tjetër rekord duke u bërë videoja e parë në YouTube e cila arrin ndonjëherë katër miliardë shikime.

Dhe e ka bërë këtë me një ritëm të mahnitshëm, pa shenja të ngadalësimit.

“Despacito” është një këngë ‘reggaeton’ romantike me një apel global, sepse ky zhanër është një përzierje e hip-hop dhe ritmeve të Karaibeve.

Shumë prej atyre që nuk flasin theksin spanjoll, megjithatë ndiejnë disi tekstin e tij për pasionin e një mashkull ndaj një femre, që dëshirojnë një romancë sensuale dhe të ngadaltë (ose “të pavdekshme”).

Suksesi i këngës është i pashembullt. Shumë prej tyre kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtjeje me të, sepse është kaq popullor saqë dëgjohet gjatë gjithë kohës dhe është aq tërheqëse sa është e vështirë ta nxjerrësh nga mendja.

“Depacito” ka 22 milionë pëlqime, dhe dy milionë jo pëlqime, një raport i rëndësishëm.

COMMENTS