Dështon zgjedhja e një anëtari nga shoqëria civile në KPK

Dështon zgjedhja e një anëtari nga shoqëria civile në KPK

Franca vazhdon mbështetjen për Kosovën drejt BE-së
Apostolova nuk jep afat për heqjen e vizave, kërkon rezultate në luftimin e korrupsionit

Është mbajtur takimi i njëqindedyzetetre i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, ka raportuar për periudhën kohore, prill – qershor 2017, lidhur me punën e kësaj prokurorie.

Para anëtarëve të KPK-së, ka raportuar sot anëtarja e Komisionit për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve të nominuar nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit Prokurorial, Dëshirë Jusaj. Anëtarja Jusaj, ka thënë se Komisioni ka ndërmarrë të gjitha veprimet siç parashihen në Rregullore për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial. Ajo i njoftoi anëtarët e KPK-se, se gjatë periudhës sa konkursi ka qenë i hapur, është nominuar vetëm një kandidatë nga radhët e shoqërisë civile, Naim Osmani.

‘Komisioni ka vlerësuar se Osmani i ka plotësuar kushtet e parapara ligjore, mirëpo pasi që ligji ka paraparë që të nominohen së paku tre kandidatë nga radhët e shoqërisë civile, kanë vlerësuar se vetëm me një kandidat procedura e zgjedhjes së anëtarit të Këshillit nga radhët e shoqërisë civile nuk mund të vazhdohet më tutje’, thuhet në komunikatën e KPK-së.

Po sot, ka raportuar kryesuesi i Komisioni Zgjedhor i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arben Ismajli, për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit Prokurorial nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit. Kryesuesi Ismajli, para anëtarëve të KPK-së, tha se gjatë kohës sa ka qenë konkursi i hapur janë nominuar dy prokuror , Bedrije Syla- Alshiqi dhe Xhevdet Bislimi. Ndërkaq, me datë 7 nëntor 2017, ashtu siç është parapara në Vendim, është mbajtur procesi i votimit nga ku është zgjedhur anëtare e Këshillit, prokurorja, Bedrije Syla – Alshiqi.

Gjithashtu, anëtarja e KPK-së, Radica Milic nga grupi punues për monitorimin dhe vlerësim të zbatimit të Planit Strategjik 2016 – 2018 të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka raportuar lidhur me aktivitetet e realizuara në periudhën raportuese, raporti i cili u shqyrtua dhe aprovua nga anëtarët e KPK-së.

Po ashtu, anëtarët e KPK-së, me 6 vota për dhe 3 kundër e kanë aprovuar kërkesën për transferim të Prokurorit, Besart Mustafa, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Si pikë e rendit të ditës ishte edhe Raporti i Komisionit për avancim të prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Anëtarja e Komisionit Dëshirë Jusaj, para anëtarëve të KPK-së, u shpreh se gjatë periudhës kohore prej 15 ditëve sa ka qenë mundësia për aplikim, kanë aplikuar 4 prokurorë/ kandidatë për avancim në PSRK, e ata janë, Abdurrahim Islami nga Prokuroria Themelore e Prishtinës; Sahide Gashi nga Prokuroria Themelore e Pejës; Afrim Shefkiu nga Prokuroria Themelore e Gjilanit si dhe Prokurorja Habibe Salihu nga Prokuroria Themelore Prishtinës.

Andaj, Komisioni ka vlerësuar dhe i ka propozuar Këshillit Prokurorial se prokurorët që i plotësojnë kriteret për avancim në PSRK, janë; Abdurrahim Islami dhe Afrim Shefkiu, ku anëtarët e KPK-së e aprovuan këtë pikë.

Si pikë e fundit e rendit të ditës që u shqyrtua dhe aprovua ishte kërkesa e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, për tu angazhuar si ligjërues në Institutin për Studime Juridiko-Shkencore në Prizren.

COMMENTS