Dështon zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Verifikim të Pronës

Dështon zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Verifikim të Pronës

Naser Shala nuk ka marr votat e mjaftueshme të deputetëve për postin e drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Në këtë garë Shala kishte konkurrente Florije Kikën. As kjo e fundit nuk ka marr votat e mjaftueshme për këtë post.

Vota nuk kanë marr as Milaim Çekaj dhe Mark Buzhala të cilët kishin garuar për postin e zëvendësdrejtorit të kësaj Agjencie, transmeton kp.

Naser Shala i cili njihet me pseudonimin e luftës ‘Ftyra’ ka qenë i akuzuar për krime luftë në rastin ‘Kleçka’ së bashku edhe me zëvendëskryeministrin aktual Fatmir Limaj dhe tetë të akuzuar tjerë.

Pasi që nuk morën votat e deputetëve konkursi për këto dy poste do të përsëritet.

COMMENTS