Dështon seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

37 shqiptarë në Listën e Zezë të SHBA-së
Mbyllen të gjitha stacionet e metrosë në Shën Petersburg

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka ndërprerë punimet e seancës konstituive, në mungesë të PAN-it.

‘Në sallë janë 61 deputetë, por nuk është PAN-i këtu dhe për këtë i ndërprejmë punimet e kësaj seance’, tha Mikullovci. Ai bëri me dije se për vazhdimin e seancës deputetët do të njoftohen me kohë.

Kurse Avdullah Hoti nga LAA, tha se do të kërkojnë rrugë tjetër ligjore për seancën konstituive. ‘Do të lëvizim në drejtim tjetër’, tha ai. Hoti, ka kërkuar që të ketë tjetër takim konsultativ.

Konjufca: PAN të propozojë kandidatin për kryetar

Deputeti nga VV-ja, Glauk Konjufca, tha se nuk mund të ketë të drejtës së veto-s, për këtë seancës konstitutive.

Ai ka kritikuar PAN-in, për politikën e tyre ndaj seancës. Sipas tij ka presin nga PAN ndaj deputetëve të tjerë. ‘Ne e dënojmë këtë praktikë’, tha ai.

Konjufca, ka kërkuar që të themelohen sa më shpejt institucionet e Kosovës. ‘Ne ftojmë PAN-in, të propozoj PAN-i që të nonimojë për kryetar të Kuvendit. Ne kërkojmë të mos e qesim një figurë që është i papranueshme për neve. Për neve Veseli nuk është figurë e pranueshme’, tha ai. Sipas tij nëse është tjetër figurë do të shqyrtohet nga VV-ja.

COMMENTS