Subjektet politike do të kenë kohë tri ditë që të korrigjojnë listat e tyre të kandidatëve për deputetë të cilat i dërguan pak minuta para mesnatës së
Subjektet politike do të kenë kohë tri ditë që të korrigjojnë listat e tyre të kandidatëve për deputetë të cilat i dërguan pak minuta para mesnatës së 19 majit.
Sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka deri të hënën në mbrëmje subjektet politike kanë kohë të bëjnë korrigjimet e listave.
“Deri më 22 maj pra të hënën, mund të bëhet korrigjimi i listave”, tha Daka.
Ajo shtoi se të martën do të certifikohen listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan Kallxo.
Subjektet politike zgjodhën minutat e fundit para orës 24:00 të 19 majit për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për këto zgjedhje.
Përfaqësuesit e subjekteve politike që dorëzuan listat, thanë se nuk kishte pakënaqësi gjatë hartimit të tyre.
Megjithatë, përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje, asnjëri prej kolacioneve PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR nuk kanë publikuar ende listat me kandidatë.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se në zgjedhje kanë aplikuar pesë koalicione, 19 parti dhe dy iniciativa qytetare.
Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen më 11 qershor, pasi qeveria e Isa Mustafës më 10 maj u rrëzua nga një mocion mosbesimi të inicuar nga opozita në Kuvend e të mbështetur nga PDK’ja. Po atë ditë, Presidenti Thaçi shpërbeu Kuvendin, për tu caktuar 11 qershori 2017, data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
COMMENTS