Deputetja Musliu e konsideron paturpësi mungesën e qeverisë në seancën për të pagjeturit

Deputetja Musliu e konsideron paturpësi mungesën e qeverisë në seancën për të pagjeturit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos prezencë në seancën e Kuvendit ku po debatohet për personat e pagjetur.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos prezencë në seancën e Kuvendit ku po debatohet për personat e pagjetur.

Ajo i kërkoi kryeministrit Ramush Haradinaj, që atyre 200 zëvendësministrave, t’ua shtojë dhe 22 tjerë që të merren me Kuvendin dhe të jenë prezentë aty kur mbahen seanca.

Musliu u shpreh e zhgënjyer që është pjesë e këtij Kuvendi, kur fyhet nga Qeveria kaq shumë.

‘E them me sinqeritetin me të madh që sot kur po diskutojmë për një temë kaq të ndjeshme ndihem e turpëruar që jam pjesë e Kuvendit, pjesë e këtyre institucioneve. Kisha një kërkesë direkte për Qeverinë Haradinaj, zotëri kryeministër të kisha lutur shumë që atyre 200 zëvendësministrave që kemi emëruar bashkërisht shtoj edhe 22 zëvendësministra të cilët do të jenë përgjegjës që të merren me Kuvendin e Kosovës, meqë ju asnjëherë nuk po keni kohë të na dëgjoni, nuk po keni kohë asnjëherë të na jepni përgjigje si deputetë dhe thjeshtë na injoroni deri në pafundësi. Ka ardhur momenti i fundit që Kuvendit t’i kthehet dinjiteti, e dinjiteti i kthehet vetëm përmes neve si deputetë. Thjeshtë mos ta durojmë këtë paturpësi e cila po ndodh dhe këtë ofendim që duke na u bërë nga Qeveria e Kosovës. Ata të cilët ne i kemi votuar’, tha Musliu.

Ajo tha se ka pasur shumë pyetje për ministrat e Qeverisë në këtë seancë, por që asnjëri nuk është për t’i kthyer përgjigje.

‘Sot kisha dashur ta shoh sallën plotë me deputetë, fatkeqësisht nuk janë, sot kisha dashur të shoh edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, ambasadorë të vendeve që janë në Kosovë. Sot ky debat më së paku i ngjanë një debati të do të duhej të ndodhte. Sot ne treguam histori, nuk jemi ne të denjë të shkruajmë historinë, dikush tjetër duhet të merret me të’, tu shpreh ajo.

Ajo shprehu indinjatën edhe me deputetët kolegë të saj për mos prezencën e tyre në sallë për këtë debat.

COMMENTS