Deputeti Bardhyl Meta kthehet në Kosovë, flet për sëmundjen e tij

Deputeti Bardhyl Meta kthehet në Kosovë, flet për sëmundjen e tij

MASHT hesht për cilësinë e dobët në shkollat e fshatrave
Librat fetarë i kanë shpikur njerëzit, thonë shkencëtarët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Bardhyl Meta, është kthyer nga Gjermania në Kosovë, pas pas tre intervenimesh kirurgjike shkaku i një sëmundje të rëndë. Meta thotë se po forcohet dita ditës dhe po ndjehet mirë.

Krejt këtë informacion e ka dhënë në llogarinë e tij të Facebookut.

Ky është postimi i plotë i Bardhylit:

Jam i lumtur, që jam. Dhe që Ju kam!
Mirëmëngjesi, Mirdita e Pramja e Mirë, tetanëve: Ju, o njerëz të mirë, të këtij vendi të bekuar – të Kosovës e të Shqipërisë…!
Lutjet e Juaj – të mijëra miqve të mijë, miqve të prindërve, pra të familjes sime biologjike, e edhe të asaj politike etnike e kombëtare – fatmirësisht, nuk shkuan huq!
– Biles, u plotësuan po thuaj në plotëni, pra në masën më të madhe…
Unë – pas tre muajsh shërim dhe tri operacioneve – për betejën time të radhës në Heidelberg, tash e dy tre netë po i ‘mbush bateritë’ në shtëpinë tonë familjare, n’Bregun e Diellit në Prishtinë!
Pra afër bashkëshortes Adelina Thaçi Meta , afër Pricipesave të mia, Fiona e Melisa, afër nanës sime Teutes dhe babës, Sylejman Meta, afër vëllaut Besnik Meta e bashkëshortes së tij Burbuqes, afër motrës sime, znj. Jennyfer Meta , afër Elitës dhe Lekës, afër familjes së mrekullueshme të Adelinës, prindërve të saj, Rasimit (Cimes) e Shukrijes, afër Artanit (i cili më shoqëronte edhe në Hedelberg!), sikur edhe afër Rronit e Natyrës…
– Po përmbushem, përplotësohem dhe mbushem plot me dashuri, me energji e motivacion për sfida e beteja të reja – si ta zamë Rrezatimi (i caktuar për në fund’Janarit të sivjetmë, 2017-ë, në Heidelberg te Gjermanisë! – t’këtij muaji zulm’keq!): pra jam, n’Lagjen ku u rita, n’qytetin tim – sa do që pa lum! – por që e dua më së shumti në botë – Prishtinë, dhe për-mbushem në Republikën e Kosovës, zërin e te cilës e pijë… e me qenien dhe ritën e t’cilës, nuk do t’mund të ngopem asnjëherë…
Me një fjalë: Jam i lumtur, që jam – po aq, sa edhe që, Ju kam?
Të gjithë, Ju?
Dhe, natyrisht – I lumtur, që Ju kam, pikërisht, Ju!
Paçi dhe paçim të gjithë veç e veç, si gjithherë, faqen e bardhë!
p.s. përjashtuar “kjoftëlarkun”, t’cilin shpresojë ta varros thellë, n’Heidelberg, hah fundi janarit apo shkurtit 2017-ë!

COMMENTS