Deputetët votojnë sot për kryeparlamentarin e ri të Kosovës

Deputetët votojnë sot për kryeparlamentarin e ri të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 11:00 për të proceduar me seancën konstituive të filluar që nga 3 gushti. Pas gjashtë seancave të ndërpre

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 11:00 për të proceduar me seancën konstituive të filluar që nga 3 gushti. Pas gjashtë seancave të ndërprera, partitë e koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe ato nga komunitetet pakicë kanë rënë dakord që seanca të thirret për sot, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Bazuar në kandidaturën paraprake të Partisë Demokratike të Kosovës, pritet që për këtë post të nominohet lideri i këtij subjekti politik, Kadri Veseli.

Në momentin e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar.

Më pas, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, i takon koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat që të nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re. Pritet që ai të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas procedurave, Haradinaj duhet të marrë bekimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.

Pas konstituimit të Kuvendit, votimi për Qeverinë mund të ndodhë që nga sot pasdite apo edhe brenda periudhës kohore prej 15 ditëve.

COMMENTS