Deputetët nuk miratojnë rekomandimet e Vetëvendosjes për rastin Dehari

Deputetët nuk miratojnë rekomandimet e Vetëvendosjes për rastin Dehari

Kuvendi nuk e ka miratuar propozim rezolutën nga interpalanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit.

Propozim rezoluta mori 31 vota për, 45 kundër dhe 7 abstenime. Interpelanca për rastin Dehari ishte mbajtur me 16 mars në një seancë të tensionuar, ku kishte pasur gati edhe përplasje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së. Deputetët po ashtu miratuan në parim edhe projekt rregulloren e re të punës së Kuvendit. Kjo rregullore mori 88 vota për, 8 kundër dhe 2 abstenime.

COMMENTS