Deputetët kthehen në sallë

Deputetët kthehen në sallë

Pas ndërprerjes së seancës për votimin e demarkacionit për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetë serish kanë nisur të kthehen në sallë.

Më herët ishte thënë se seanca do të vazhdojë pas largimit të tymit të gazit lotsjellës.

Vetëvendosje sot edhe një herë u shpreh kundër demarkacionit, duke thënë se është një marrëveshje e dëmshme për Kosovën, por deputetë të kësaj partie nuk deshën të zbulojnë nëse në vazhdim të seancës do të hedhin serish gazin lotsjellës.

COMMENTS