Deputetët kërkojnë komision për mbikëqyrjen e ligjeve për FSK-në

Deputetët kërkojnë komision për mbikëqyrjen e ligjeve për FSK-në

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, po shqyrton sot vërejtjet nga Raporti i Progresit të KE-së.

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, po shqyrton sot vërejtjet nga Raporti i Progresit të KE-së.

Nënkryetari i këtij Komisionit, Rexhep Selimi ka thënë se ‘kritikat’ që kanë dalë nga ky raport për sigurinë e Kosovës janë të njëjta me ato të prezantuara edhe më parë në këtë raport. Për këtë, siç transmeton televizioni publik, ai ka propozuar formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

‘Raporti i Progresit është i tillë për shumë arsye, por kjo duhet që të na bëjë të kemi angazhime tash. Nuk është hera e parë që Raporti i Progresit jep vërejtje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ndoshta kanë të drejtë, pavarësisht rrethanave të tjera që ne kemi mbikëqyr probleme tjera. Jo vetëm për raportin, por për shkak të punës sonë ne mund të fillojmë një mbikëqyrje edhe të Forcës së Sigurisë, sepse ka çfarë të mbikëqyret. Edhe aspektet tjera të sigurisë janë trajtuar, i kemi trajtuar dhe vazhdojmë t’i trajtojmë, por puna e komisionit ka qenë në kapacitetet minimale, përveç se ka pasur zgjedhje të parakohshme në vazhdimësi, ne mund të vazhdojmë punën tash dhe të mos përsëriten ato që janë përsëritur në raportin e Progresit’, është shprehur ai.

Për këtë ai ka propozuar që të formohet një grup punues për mbikëqyrjen e FSK-së dhe ka propozuar që kjo të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa, anëtari i këtij komisioni Fatmir Xhelili, ka thënë se duhet të krijohet grup punues edhe për mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, të gjithë janë të vetëdijshëm për problematika që janë aty.

‘Të krijohen mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë, dy komisione por edhe një grup punues edhe për Policinë e Kosovës. Janë duke u ndërlidhur problematika me Policinë e Kosovës dhe grupi punues do të ndikonte që zyrtarët policor të vetëdijesohen se do të jenë të mbikëqyrur dhe do të identifikohen ata që nuk e zbatojnë ligjin’, është shprehur Xhelili.

Anëtari tjetër i këtij komisioni nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka kritikuar Kryesinë e Kuvendit pas veprimeve që kanë bërë, pas publikimit të Raportit të Progresit.

Sipas tij, Kuvendi është ngutur duke e futur në rend dite këtë temë pa e analizuar mirë shumica e deputetëve.

‘E kemi pasur një debat pa ndonjë produkt, një ngutje të pashpjegueshme. Pa pasur mundësi që pjesa dërmuese e deputetëve të ketë materialet e nevojshme. Është krejtësisht e pafalshme për Kryesinë e Kuvendit që ka pranuar të vendos në rend dite një materie pa e pasur këtë material shumica e deputetëve. E kemi shndërruar seancat plenare në interesat personale. Është e pafalshme që në seancë kjo trajtohet në mënyrë jo thelbësore’, ka thënë ai.

Për këtë ai ka sugjeruar që Kuvendi i Kosovës të realizojë një platformë sa i përket Raportit të Progresit.

COMMENTS