Deputetët e Kosovës para Këshillit të Evropës sqarojnë arrestimin e Gjuriqit dhe deportimin e gjashtë turqve

Deputetët e Kosovës para Këshillit të Evropës sqarojnë arrestimin e Gjuriqit dhe deportimin e gjashtë turqve

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës i përbërë nga Xhavit Haliti, Ismet Beqiri, Aida Dërguti, Mufera Shiniki dhe Gani Dreshaj kanë marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, para së cilës kanë sqaruar arrestimin e Marko Gjuriqit dhe skandalin me deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi.

Çështjet e ngritura të këtij komisioni ishin arrestimi i Gjuriqit dhe deportimi i turqve, derisa përfaqësuesit e Kosovës diskutuan për të arriturat e Kosovës nga muaji janar.

‘Çështjet e ngritura nga kryetarja e këtij Komisioni ishin arrestimi i zyrtarit serb, Marko Gjuriq dhe deportimi i shtetasve turq. Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës ceku të arriturat e Kosovës nga muaji janar, kur është mbajtur Sesioni i Parë i Rregullt si dhe argumetoi arrestimin e z. Gjuriq dhe deportimin e shtetasve turq’, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

‘Anëtarët e delegacionit nga Kuvendi i Serbisë, nga ana e tyre, ngritën shqetësimet lidhur me arrestimin e zyrtarit të qeverise serbe, Gjuriq, gjatë qëndrimit në Kosovë dhe trajtimin e tij gjatë arrestimit’, thuhet në njoftim.

Gjate sesionit, në të cilin diskutohen raporte lidhur me çështjet aktuale me të cilat po përballet Evropa, adresuan ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov dhe Sekretari Gjeneral i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland.

Tema lidhur me situatën në Kosovë do te diskutohet me datë 22 maj 2018 në takimin e këtij Komisioni, që do të mbahet në Athinë, Greqi.

COMMENTS