‘Depresioni është një sëmundje fizike e jo mendore’

‘Depresioni është një sëmundje fizike e jo mendore’

Nuk ka pasur një përparim të dukshëm në trajtimin e depresionit në afro 40 vjet. Por tani psikiatri i Universitetit të Kembrixhit sugjeron që ka nj

Nuk ka pasur një përparim të dukshëm në trajtimin e depresionit në afro 40 vjet.

Por tani psikiatri i Universitetit të Kembrixhit sugjeron që ka një mënyrë radikale për të ndryshuar këtë gjë.

Profesor Edward Bullmore beson që rrënja e problemit është inflamacioni.

Në librin e tij, ‘Mendja e Inflamuar’, ai argumenton që depresioni nuk është një sëmundje mendore, por fizike e shkaktuar nga inflamacioni, gjë e cila hapë mundësinë për të qasje tërësisht të re të trajtimit.

Inflamacioni është vija e parë e mbrojtjes së trupit: ndodh kur molekulat e lajmëtarit të sisemit imunitar (citokinat) venë në dukje trupat e shokut (makrofagët) për të sulmuar dhe shkatërruar pushtuesit, siç është infeksioni bakterial.

Si pjesë e reagimit imunitar, enët e gjakut zgjerohen për të sjellë më shumë gjak në zonën e dëmtuar për ta riparuar atë. Shenjat më të dukshme të inflamacionit janë skuqja dhe ënjtja që ndodh kur priteni, për shembull.

Por, si çdo operacion ushtarak, kjo përgjigje imune mund të jetë një shpatë me dy tehe; zjarri miqësor mund të dëmtojë edhe qelizat e shëndetshme. Nivelet e larta të inflamacionit tani dihet se janë të lidhura me shumicën e sëmundjeve kronike, duke përfshirë diabetin dhe kancerin, si dhe artritin reumatoid, astmën dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

Sikurse edhe profesori Bullmore e thotë në librin e tij, duket se inflamacioni është i lidhur me depresionin gjithashtu. Ideja është që nëse e trajtoni inflamacionin, depresioni lehtësohet.

Për dekada me radhë, trajtimi me ilaçe për depresion ishte kufizuar kryesisht tek SSRI që ngrisin sasinë e serotoninës kimike të trurit, e cila është e njohur për shoqërimin me ndjenja pozitive.

COMMENTS