Dënohet sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri (Foto)

Vajza e Fatmir Limës maturante: Shikoni sa elegantet duket Leonita (Foto)
Seancë e jashtëzakonshme për programin e Qeverisë së Re

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, kanë dënuar sulmin ndaj drejtorit të gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Persona të panjohur sulmuan të mërkurën mbrëma gazetarin Parim Olluri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ‘sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri është i patolerueshëm në shtetin të cilin e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë’.

Thaçi ka kërkuar nga organet kompetente veprime të vendosura dhe të shpejta, në mënyrë që sulmuesit të dalin para drejtësisë.

I shqetësuar me lajmin sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri është shprehur edhe kryeministri në largim Isa Mustafa.

‘Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme’, ka shkruar Mustafa.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka treguar se sulmi ka ndodhur afër banesës së tij në Prishtinë. Gazetari Olluri dhe e fejuara e tij janë trajtuar me lëndime të lehta në spitalet e Prishtinës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje organeve të rendit për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit, duke nënvizuar se ‘sulmet e tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe të medies’.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit Parim Olluri, duke thënë se sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë.

‘Qëndrimit kritik kundër dukurive negative përmes frikësimit të gazetarëve të mediave elektronike dhe të shkruara, përpjekja për kufizim të lirisë së fjalës përmes frikësimit dhe sulmeve fizike ndaj gazetarëve është rruga drejt anarkisë dhe suspendim të ligjeve në fuqi’, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

COMMENTS