Dënohen dy media pasi publikuan fotografi të prezantueses Aurora Susuri

DASH: Kosova lufton ekstremizmin e dhunshëm
Melania Trump ‘ha’ diamante, çohet peshë Meksika (Foto)

Prezantuesja e lajmeve në KTV, Aurora Susuri ka fituar një betejë pikërisht me mediat, pasi ankesa e saj ndaj dy portaleve për publikimin e fotografive të fëmijëve të saj.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, ka miratuar të martën ankesën e Aurora Susurit kundër Gazetës Blic dhe portalit të revistës Kosovarja lidhur me artikullin ‘Ja sa janë rritur fëmijët e Aurora Susurit’”, thuhet në njoftimin e KMSHK-së.

Anëtarët e Bordit gjetën se është shkelur Kreun VI, pika 1, si dhe (Privatësia) Kreu VII, pika 1 e Kodit të Mediave të Shkruara, pasi ‘janë publikuar fotografitë e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare pa pëlqimin e prindit ose kujdestarit.

“Në këtë rast KMShK u tërheq vërejtjen edhe mediave të tjera që të mos bëjnë shkelje të Kodit duke botuar fotografitë e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare pa pëlqimin e prindit apo kujdestarit, si dhe të mos keqpërdoren fëmijët gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet në njoftim.

COMMENTS