Dënimi që pret Anjeza Shabanin pas dhunës ndaj fëmijës 3 vjeç (Video)

Dënimi që pret Anjeza Shabanin pas dhunës ndaj fëmijës 3 vjeç (Video)

Lumezi: Prokuroria po trajton rastin Z-Mobile – PTK
Shpërthim pranë shtëpisë së Mentor Shalës drejtorit të RTK-së

Edukatorja e kopshtit ‘Diren’, Anjeza Shabani, e njohur edhe si ish–prezantuese e një emisioni televiziv, është arrestuar nën dy akuza.

Pas publikimit të pamjeve filmike të regjistruara me kamera të fshehtë nga emisioni ‘Stop’, ndaj saj është ngritur akuza për ‘Keqtrajtim të të miturve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’. Dy veprat parashikojnë dënim me burg.

Për ‘Keqtrajtimin e të miturve’, neni 124/b i Kodit Penal të Shqipërisë parashikon dënim me burg nga 2 deri në 5 vjet. Kur të miturit i shkaktohet dëmtim i rëndë i shëndetit, dënimi shkon nga 10 deri në 20 vjet burg.

Ndërsa sipas nenit 248 të Kodit Penal për ‘Shpërdorimin e detyrës’, Anjeza Shabani rrezikon të dënohet me burg deri në 7 vjet.

Kodi Penal

Anjeza Shabani u filmua duke ushtruar dhunë barbare ndaj një fëmije 3 vjeç. Prindërit i ishin drejtuar emisionit investigativ ‘Stop’ pasi kishin konstatuar shenja dhune në trupin e djalit të tyre. Pamjet tronditëse të transmetuara në TV Klan kanë pushtuar internetin dhe kanë shkaktuar një zemërim të gjerë në publik.

COMMENTS