Dëmtohen ndërtesa e Qeverisë dhe ajo e Ministrisë së Kulturës

Dëmtohen ndërtesa e Qeverisë dhe ajo e Ministrisë së Kulturës

ATK dhe AKA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Së paku 22 të vrarë dhe 59 të plagosur nga shpërthimi në Manchester

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka treguar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të dëmtimit të objekteve qeveritare.

Në rrugën ‘Fazli Grajqevci’, në Prishtinë, më 05.09.2017 në orën 14:17, raportohet se një person i panjohur ka hedhur një guri dhe ka dëmtuar një xham në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Njësitet policore në vend të ngjarjes kanë mbledhur dëshmitë relevante dhe janë duke hetuar rastin.

Ndërsa në sheshin ‘Nëna Terezë’, Prishtinë, më 04.09.2017 në orën 23:52, ankuesi mashkull, shqiptar i Kosovës, ka raportuar se disa persona të panjohur, me sprej kanë bërë një mbishkrim në murin e objektit të Ministrisë së Kulturës.

Rasti është duke u hetuar.

COMMENTS