Dëme kolosale nga tërmeti në Itali (Video)

Dëme kolosale nga tërmeti në Itali (Video)

Qeveria e re e Maqedonisë varet nga votat e BDI-së
Vetëvendosje e para me 32 deputetë, PDK dhe LDK nga 23, ndajnë vendin e dytë në skenën politike

Makinat, tendat dhe strehimoret e përkohshme kanë qenë vendet ku mijëra njerëz në Italinë qendrore e kanë kaluar natën, si pasojë e tërmetit që ka goditur zonën.

20 persona janë lënduar nga tërmeti prej 6.6 shkallësh të Rihterit, më i rëndi në Itali në disa dekada i cili ka ndodhur të dielën në mëngjes me epiqendër pranë Perugjës.

Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në qytetin Norcia është në mesin e shumë ndërtesave historike që janë shkatërruar.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Romë, ku, për pasojë, është mbyllur sistemi i metrosë.

Në muajin gusht, një tërmet i fuqishëm ka goditur në jug të Italisë, duke vrarë 298 njerëz.

Ndërkohë në mediat italiane janë publikuar pamje të filmuara me dron, rreth rrënojave dhe dëmeve kolosale që ka lënë pas tërmeti.
Dëme kolosale nga tërmeti në Itali 1

COMMENTS