Demarkacioni, Rikthehet gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës (Video)

Kim Jong Un: Raketat e Koresë V. mund të përfshijnë tërë SHBA-në
Zyrtari i lartë amerikan Hoyt Yee u takua me Thaçin e Veselin

Deputeti i Vetëvendosjes Driton Çaushi ka përdorur sërish gazin lotsjellës në Kuvend, në mbledhjen e Komisionit për punë të Jashtme, si masë kundërshtimi ndaj ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit.

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme po bëhej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, në momentin kur pritej të votohej që i njëjti t’i procedohej Kryesisë së Kuvendit për procedurat e mëtejshme, Çaushi hodhi gazin lotsjellës.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se nëse Kuvendi ratifikon këtë Marrëveshje, atëherë kundërshtimi i saj do të jetë me masa radikale që do të mund të reflektojnë në gjendjen e gjithanshme të sigurisë në vend.

Ndërkohë këtë metodë Vetëvendosje po e përdorë që nga shtatori i vitit të kaluar.

COMMENTS