Delawie:Transparenca dhe sundimi i ligjit janë jetike

Delawie:Transparenca dhe sundimi i ligjit janë jetike

Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, ka reaguar ndaj arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, drejtues dhe profesorë të Kolegjit ‘Mehmet Akif’, nga Kosova në mënyrë misterioze. Delawie ka thënë se po i ndjek nga afër zhvillimet.

Delawie ka shkruar në Twitter se transparenca dhe sundimi i ligjit janë jetike.

‘Duke i ndjekur nga afër ngjarjet e djeshme. Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit dhe sundimit të ligjit janë jetike’, ka shkruar Delawie.

COMMENTS