Delawie, videomesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni (Video)

Ambasadori amerikan ne Kosove, Greg Delawie, me anë të një video-mesazhi në Facebook ka uruar partitë për një fushatë të qetë, përderisa ka kërkuar nga të gjithë që të votojnë.

“Urime Kosovë. E kaluat fushatën dhe tani jeni gati për ngjarjen kryesore. Pas disa javësh debat politik, të dielën, ju do ta keni fjalën e fundit. Ju do të dëshmoni se qytetarët e Kosovës e përcaktojnë rrugën e ardhshme të shtetit tuaj. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë jush gjatë rrugëtimit. Ne do t’i vëzhgojmë proceset e votimit dhe numërimit të votave në gjithë vendin sepse të qënit i besueshëm dhe i drejtë në këtë proces të zgjedhjeve është vendimtare për të ardhmen e Kosovës”, thuhet në video-mesazhin e ambasadorit Delawie, ku kërkon të votohen të pakorruptuarit dhe ata që mbrojnë më së miri interesat e shtetit të Kosovës.

COMMENTS