Delawie: Procesi po zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme

Delawie: Procesi po zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme

Sejdiu: Ende asgjë zyrtare për rrëzimin e Qeverisë
Shqipëria importon peshk nga Kosova

Ambasadori i Shteteve Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se dita e zgjedhjeve në Kosovë, ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Delawie ka ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë.

Ai, nëpërmjet rrjetit social Twitter ka bërë të ditur po ashtu se kongresistin Eliot Engel ka vizituar koalicionin e organizatave joqeveritare ‘Demokracia në Veprim’.

Në Kosovë sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave. Nga 38 komunat e Kosovës, gara zhvillohet në 19 prej tyre, në të cilat kryetari nuk u zgjodh në rrethin e parë, më 22 tetor.

COMMENTS