Delawie nesër shkon te Grupi Parlamentar i LDK-së

Natë e qetë në Mitrovicë, por serbët bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Jarinje
Goditja e ashpër e Albin Kurtit për të larguarit: Janë si FER’i dikur, por janë edhe më keq se ata

Zyrtarë të LDK-së kanë konfirmuar të hënën se ambasdori i SHBA-së, Greg Delawie, do të shkojë te Grupi Parlamentar i LDK-së në përpjekje që t’ua ndryshojë mendjen që ta japin votën e tyre për Demarkacionin.

Deputeti Sadri Ferati ka thënë se në takim do të jetë edhe Isa Mustafa.

“Po kemi marrë një njoftim për takim. Tema nuk është thënë se cila do të jetë, por sigurisht mund të nënkuptohet, do të jetë aktualiteti politik. Sigurisht deri të mërkurën do të sqarohet çdo gjë”, ka deklaruar Ferati.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe deputeti Ismet Beqiri i cili ka theksuar se Delawie nuk do të shkojë aty për t’i bindur deputetët e LDK-së për ta votuar Demarkacionin.

“Takimi i nesërm i grupit është për t’u informuar për zhvillimet aktuale, para mocionit që do të vijë të mërkurën në Kuvend, po ashtu sot është mbajt një takim mes ambasadorit Delawie, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli e për këtë dëshirojmë të informohemi nga dora e parë edhe për takimin edhe për zhvillimet aktuale pra kjo është esenca e takimit të nesërm”, ka theksuar Beqiri.

COMMENTS