Delawie: Ligjet e Kosovës ta zgjidhin çështjen e murit në veri

Delawie: Ligjet e Kosovës ta zgjidhin çështjen e murit në veri

Buxheti 2017, për ndërtimin e rrugëve
Kjo është dhoma e burgut famëkeq ku ka qëndruar Lutfi Haziri 18 vite më parë (Foto)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka deklaruar se çështja e murit afër urës së Ibrit duhet të zgjidhet në pajtim me ligjet e Kosovës.

Delawie në një intervistë për Televizionin Publik tha se ndërtimi i këtij muri nuk kontribuon në afrimin e njerëzve.

‘Mendoj se muri në Ibër duhet të zgjidhet në pajtim me ligjet e Kosovës dhe shpresoj se të gjitha palët që po i diskutojnë çështjet e ndërlidhura me murin në Mitrovicë, do të gjejnë një mënyrë që të punojnë së bashku për të përmirësuar gjendjen e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës’, tha Delawie.

Sipas Delawie e ardhmja e Kosovës varet nga ajo që të gjithë duhet të punojnë së bashku.

‘Në integrimin e të gjitha komuniteteve, duke pranuar se Kosova është një shoqëri multietnike dhe që gjithmonë do të jetë kështu, ku komunitetet pakicë ndihen si në shtëpi’, ka thënë Delawie.

COMMENTS