Delawie: Do të dënohen politikanët që mbështesin shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Delawie: Do të dënohen politikanët që mbështesin shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delaëie, gjatë një prononcimi për media i ka shprehur ngushëllime familjes së politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq.

Delawie ka thënë, se dënon këtë akt derisa ka kërkuar që askush të mos e përdorë këtë krim për qëllime politike.

Ai ka thënë se dëshiron të flasë për drejtësi dhe përkushtimin e Kosovës në këtë aspekt.

Sipas tij ky përkushtim është nën kërcënim serioz nga një nismë për ta zhbërë apo ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

‘Kjo përpjekje paraqet shembull të tmerrshëm, të rastit kur interesat vetanake, mbizotërojnë mbi të mirën e përgjithshme dhe mbi interesat e Kosovës si shtet. Më lejoni të jem i qartë, deputët që mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj, përkundër mohimeve të tyre, do t’iu nënshtrohen dënimeve specifike dhe të ashpra. Ata e dinë këtë, sepse ua kemi thënë’, ka shtuar ambasadori Delawie.

COMMENTS