Del në shitje laptopi i Lenovos 2 në 1 (Video)

Del në shitje laptopi i Lenovos 2 në 1 (Video)

Probleme me minjtë? Kurthe gjeniale për këto krijesa (Video)
Çfarë duhet të bëni nëse ju djeg Meduza në det? (Video)

Laptopi më i ri Miix 720 2 në 1 i Lenovos, tani është në dispozicion për shitje.

Ky laptop, i cili mund të shndërrohet edhe në tablet, është lansuar në panairin e teknologjisë CES 2017 këtë vit.

Këtë laptop evropianët mund ta blejnë në version me ngjyrë ari dhe gri, si dhe me specifika të ndryshme.

Modeli bazë shitet me çmim prej 1.199 euro, i cili është gati sa Surface Pro 4, dhe vjen me ekran 12 inç QHD, procesor Intel Core i5-7200U, deri në 16 gigabajt RAM memorie dhe deri në një terabajt memorie të brendshme.

Lenovo premton që qëndrueshmëria e baterisë është deri në 8 orë. Të interesuarit, këtë laptop 2 në 1 mund ta porosisin në dyqanin zyrtar të Lenovos.

COMMENTS