Debati për Buxhetin degradon në akuza e kundërakuza mes opozitës e pozitës

Debati për Buxhetin degradon në akuza e kundërakuza mes opozitës e pozitës

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton feston ditëlindjen
Haradinaj sërish kërkon përfshirjen e SHBA-së në ‘temat e hapura’

Seanca e për Projektligjin për Buxhetin e 2018-ës ka degraduar në akuza e kundërakuza mes deputetëve të opozitës dhe pozitës. Një debat i ashpër është mbajtur rreth historive të luftës.

Ka qenë deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku e cila ka akuzuar presidentin Thaçin dhe kryeparlamentarin Veseli se kanë dhënë urdhër për ta vrarë komandant Drinin.

‘Buxheti për presidentin veç kemi një rritje prej 20 për qind, pra gjysmë milioni kemi me shumë. Çka po i duhet kjo rritje buxhetit të presidentit, ku nuk i ka mbetur asgjë tjetër veç të takohet me Vuçiqin dhe të bëjë shpërndarje të dekoratave dhe atë pa kriter. E në anën tjetër kërkesa për dekorimin e komandant ‘Drinit’ rrinë në sirtarë që katër vite, pra nuk e dekoron sepse me urdhër të tij dhe me dijeni të tij e të Kadri Veselit ai është vrarë’, tha Millaku.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PDK-së, Nezir Çoçaj, i cili ka thënë se Millaku është reja e Sylë Millakut që ka punuar në UDB.

‘Drita Millaku si reja e Sylë Millakut, unë e di që Sylë Millaku ka fakte sepse ka punuar në organet e UDB-së dhe të Jugosllavisë, duhet të jetë më profesionale, është mirë me pasë fakte kur thotë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin që kanë dorë në vrasjen e komandant Drinit’, një ushtarak i respektuar edhe nga Thaçi, edhe Veseli dhe gjithë ushtarët e UÇK-së që kanë qenë në Zonën e Pashtrikut ku ka qenë komandant, komandant ‘Drini’. Prandaj që nëse ka fakte, është mirë që edhe Syla t’i ndihmoj kapak, sepse Syla është vjehrri i komandant ‘Drinit’ dhe ka pasur mundësi, nëse s’iu beson organeve të Kosovës t’i besoj organeve të Serbisë dhe përmes organeve të Serbisë t’i ndjek ata persona. Sa i përket gradave për polic, unë e di që burri i deputetes me gradë është i vogël por janë procedura që i bënë Ministria dhe nuk i bënë as Hashim Thaçi, askush tjetër’, tha Çoçaj.

Me këtë çështje është marrë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli pasi u kthye në seancë. Ai ka paralajmëruar Millakun se do të përgjigjet secili për të bëmat dhe deklaratat e veta.

‘Është mirë kjo foltore të përdoret për gjëra të mirëqena dhe dinjitet. Po e vërej se është duke u përdor për gjëra që nuk i takojnë, megjithatë mos e ndalni, veç nuk është ta lëshoni fjalën sikurse po e dini, por është mirë të keni dinjitet, është mirë të merrni përgjegjësi për atë çka folni. Është mirë të merrni përgjegjësi edhe jashtë këtij Parlamenti të shkoni diku tjetër, por do të vijmë edhe tek ato gjëra ngadalë-ngadalë. Pritne prej janari do të vijmë me të mira shumë, nuk do t’i ikë askush në këtë dynja çka ka bërë e çka flet, veç ka marrë fund koha e ish-Serbisë, ka marrë fund përgjithmonë dhe këtë futne në kokë dhe do të ballafaqohemi për të gjitha gjërat të zoti e të njeriu, a Kuvendi është për të folur për gjëra që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës’, tha Veseli.

Ndryshe, seanca është ndërprerë, për t’iu kthyer punimeve në orën 14.00.

COMMENTS