Debati i ashpër Clinton – Trump, fiton…

Në Saint Louis të Misurit është zhivilluar debati i dytë presidencial ndërmjet Hillary Clinton dhe Doland Trump.

Kandidatja demorakte për presidente Hillary Clinton dhe rivali i saj republikan, Donald Trump zhvilluan një debat të ashpër, teksa Trump është zotuar se do ta ‘burgos’ kundërshtaren e tij demokrate, nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara.

Në anën tjetër zonja Clinton ka thënë se karakteri i rivalit të saj e bën atë të mos jetë i përshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë.

Sondazhi i kryer nga CNN ka gjetur se 57 për qind e njerëzve ndjejnë se Clinton ka fituar debatin, krahasuar me 34 për qind të votuesve që ndiejnë se Donald Trump ka performuar më mirë.

Një tjetër sondazh i YouGov thotë se 47 për qind e personave të anketuar favorizojnë Clintonin, ndërsa 42 për qind mbështesin Trumpin.

Në mesin e njerëzve të cilët më parë kanë qenë të pavendosur se për kë do të votojnë, këtu sërish ka fituar Clinton me një rezultat të ngushtë 44 për qind, kurse Trump 41 për qind.

Debati i mbrëmshëm presidencial ishte mjaft i ashpër pas publikimit të videos ku i nominuari i Republikanë fliste për gratë me një fjalor vulgar.

Por, Clinton ka thënë gjatë debatit se ky xhirim jep më shumë të dhëna që dëshmojnë se Trump nuk është i përshtatshëm për të qenë president i SHBA-së.

COMMENTS