Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur për të ardhmen e tij. Pasi arriti ta bëjë realitet ëndrrën e shqiptarëve, duke e
Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur për të ardhmen e tij. Pasi arriti ta bëjë realitet ëndrrën e shqiptarëve, duke e dërguar Shqipërinë në ‘Euro 2016’, De Biasi shihet si hero nga gjithë shqiptarët.
Por, pas suksesit italiani ka pasur shumë oferta, ndërsa ai ishte edhe në listën e ngushtë të Italisë.
Vetë De Biasi ka folur për të ardhmen e tij duke thënë se do të qëndrojë në Shqipëri.
‘Kam një kontratë me Federatën deri në 2017, ndaj mendoj se në kualifikueset e Botërorit tjetër do të jem trajneri i Shqipërisë, përveçse në rast se presidenti e mendon ndryshe’, tha De Biasi.
COMMENTS