De Biasi: Skuadra la shpirtin në fushë – e merituam fitoren

De Biasi: Skuadra la shpirtin në fushë – e merituam fitoren

Ndryshim drastik në futboll: S’ka më dy pjesë nga 45 minuta (Foto)
Zyrtare: Miqësorja mes Interit dhe Milanit luhet në Kinë

Trajneri De Biasi është shprehur shumë krenar për lojtarët e tij dhe 3 pikët që Shqipëria mori. Ai tha se skuadra e meritonte fitoren ashtu siç meritonte më shumë edhe në ndeshjen me Francën dhe Zvicrën.

‘Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë për nga cilësia, me një skuadër që vështirë të pësojë gol. Ishim shumë të aftë të kërkonim golin. Jemi vendosur mirë në fushë. Skuadra e kërkoi gjatë gjithë ndeshjes fitoren’.
Tekniku italian foli edhe për ndërrimet që bëri në ekip për këtë ndeshje: ‘Kemi ndryshuar vetëm Kukelin që u skualifikua për kartona, më pas patëm një problem me Xhakën që s’ndihej mirë. Lojtarët që luajtën me Francën nuk mund t’i ndërroja pasi dhanë kontribut të madh. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin’.

Sipas De Biasit, fatin duhet ta kërkosh dhe jo ta presësh, dhe kjo ishte pikërisht ajo që lojtarët bënë sot në fushën e lojës ndaj Rumanisë.

COMMENTS