De Biasi shprehet i kënaqur me fitoren dhe lojtarët (Video)

De Biasi shprehet i kënaqur me fitoren dhe lojtarët (Video)

Gjesti që bëri De Rossi, pasi tifozët e gjuajtën me ushqim, befasoi gjithë botën (Video)
Lorik Canës i vjen oferta e parë si trajner

Në përfundim të sfidës me Lihtenshtajnin, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi u shpreh se është i kënaqur me rezultatin dhe lojën që solli fitoren e dytë radhazi për kuqezinjtë dhe i vendosi ata për herë të parë në krye të grupit pas ndeshjes së dytë në ndonjë eleminatore.

‘Le të themi, që do të ishte ndeshje e vështirë, duhet ta luanin në mënyrë të zgjuar dhe me ritmin e duhur dhe besoj se ja dolëm mbanë dhe pse mund të kishim një tjetër rezultat. Duhet ta fitonim me çdo kusht këtë ndeshje dhe duhet të luanim me shumë forca sulmuese dhe besoj se e bëmë diçka të tillë’, tha De Biasi pas ndeshjes.

de-biasiiiiiii

Por ai ka vënë në dukje edhe gabimet e bëra gjatë lojës, duke u shprehur se ‘Ishim sulmues në shumë momente të kësaj sfide dhe shpeshherë u shfaqëm të rrezikshëm. Ku nuk luanim ndërkohë siç e kishim parashikuar ndeshjen, atëherë hasnim vështirësi. Gjithsesi jam i kënaqur me atë që dhanë lojtarët në fushë’.

Nga lojtarët De Biasi do të donte të kishte shënuar edhe Cikalleshin, sepse siç thotë ai ‘një sulmues, goli e ndihmon gjithmonë’.

Lidhur me faktin se Shqipëria ndodhet e para grupit, De Biasi nuk ka ndonjë emocion të veçantë duke vënë më dukje se rëndësi ka se cila do të jetë pozicioni në renditjen përfundimtare.

‘Sa i përket vendit të parë në grup para Spanjës e Italisë, ndihem si përpara ndeshjes dhe jam i kënaqur për faktin që jemi të parët sepse jo shpesh herë ka ndodhur që Shqipëria të jetë e para në eliminatore, por nga anët e mia thuhet që të vdekurit numërohen në fund të betejës’, tha De Biasi.

Shqipëria mposhti Lihtenshtajnin me rezultat 2:0 në Grupin G të eliminatoreve për ‘Kampionatin botëror 2016’, pa u sforcuar, pa u ndëshkuar në mënyrë të tepruar me kartonë dhe duke kursyer energji të vyera në kuadër të sfidës ndaj Spanjës.

COMMENTS