De Biasi: Nuk do rinovoj kontratën, largohem nga Kombëtarja e Shqipërisë

De Biasi: Nuk do rinovoj kontratën, largohem nga Kombëtarja e Shqipërisë

Pas pranimit, FIFA dokumentar për Kosovën (Video)
Ndryshon gjendja e Aziz Salihut (Foto)

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Giani De Biasi, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane ‘Il Corriere Dello Sport’ ku ka pranuar se tani po mendon të ardhmen larg Shqipërisë me të cilën nuk do të rinovojë.

Ai tregoi prapaskenat e bisedimeve me Palermon dhe si i kishte thënë ‘jo’ presidentit Zamparini, ndërsa gjithashtu pranoi se nëse do t’i kishte ardhur një ofertë nga një klub i rangut të Manchester Cityt, nuk do të kishte pasur dyshime dhe do t’i kishte dhënë lamtumirën kuqezinjve.

Për periudhën si futbollist në Palermo

‘Palermo më ka mbetur gjithmonë në zemër, tifozët më donin, kam përjetuar një periudhë të lumtur, pavarësisht vështirësive. Vitin e parë ramë nga kategoria por tani si trajner nuk e kuptoj se si ndodhi, pasi kishim një skuadër të fortë. Në vitin e dytë u ngjitëm përsëri duke luftuar deri në fund ndaj catanzaros e Mesinës’.

‘Unë isha protagonist ndaj Katanzaros kryesues me një gol kryevepër, ndërsa në Mesina me gjuajtën me një shishe ujë, përfundova i shtruar në spital. Atëherë më thanë se po shtiresha. Bëjeni provë t’ju gjuajnë një herë nga tribuna. Palermo humbi në fushë nga një gol i SkilaCit e më pas edhe në tavolinë’.

Për kthimin pak muaj më parë në Palermo

‘Ishin vite të paharrueshme, i gjeta të gjithë më të plakur. Do të kenë thënë të njëjtën gjë për mua. Kur u ktheva për sistemimin logjistik të Kombëtares shumë njerëz më njohën. Një festë. Sa keq që nuk munda të rezervoja ‘Villa Igea’ para zonës bregdetare të Vergine Maria që kam pëlqyer gjithmonë. Na e hodhi Italia, u tregua më e shpejtë’.

‘Kthimi në Palermo ishte një gëzim i madh. Kur hyra në stadium për të kontrolluar terrenin, kalova tunelin dhe dola në fushë, më përfshinë emocionet, e ndjeja veten edhe një herë si futbollist. Nuk do të ndjehem askund tjetër si në këtë stadium’.

Miqësia me Claudio Ranierin

‘Dëgjohemi shpesh dhe kam shkuar ta takoj kur ishte te Chelsea, te Valencia, apo vende të tjera. Vitin e kaluar, për triumfin e tij i telefonova, nuk mund të rrija pa e bërë një gjë të tillë. Por ishte ai që më la në baltë një herë. Duhej të ishte dëshmitar në dasmën time, nuk erdhi. Por ishte i justifikuar. Fillonte aventurën me Caglarin në atë verë të vitit 1988’.

Për fundin e kontratës me Shqipërinë

‘Fiks në kohën kur fillon çdo kampionat. Spanjë, Angli? Nuk e përjashtoj, përkundrazi, është një provë që do të dëshiroja të përballoja’.

‘Është momenti i një zgjedhje të madhe. Shqipëria më ka dhënë shumë, ndjehem një prej tyre, por jeta vazhdon. Karriera ime është në evolucion. Jam 60 vjeç, në kohën e Palermos një njeriu të moshës time i thuhej ‘Qënka akoma gjallë!’. Tani ndjehem i ri dhe me shumë dëshirë për aventura të tjera. Siç na mësoi Ranieri’.

Oferta e Palermos

‘Zamparini më ftoi në Aielo. U tregua shumë i sjellshëm. Të nesërmen më tha ‘Mister, eja se rregullojmë gjithçka’. Nuk dija si t’i thosha “jo” dhe kërkova dy ditë kohë. Nuk ma bënte zemra ndaj e gënjeva. ‘Më mban të lidhur Shqipëria’, ishte një justifikim. Po të ishte Manchester City do të kisha shkuar’.

Për ndeshjen ndaj Italisë

‘Kundër Izraelit u tredhim. Për të shpresuar te kualifikimi duhet të mundim Italinë dhe Izraelin. (qesh) Nëse do të drejtoja Italinë do të kisha më shumë shanse pasi Izraeli nuk është i pathyeshëm, por fatkeqësisht ishim menjëherë në disavantazh, ia komplikuam vetes jetën me penallti dhe kartonë të kuq’.

Ventura na ka frikë? Seriozisht, shikoni organikën që kam në dispozicion. Unë fatkeqësisht, mes skualifikimeve dhe dëmtimeve do të kem shumë mungesa, duhet të shpik nga e para mbrojtjen që ka gjithsesi probleme pa elemente që të japin siguri, me dy të skualifikuar dhe Mavrajn e dëmtuar. Përpara nuk arrijmë të shënojmë, siç e tregoi Europiani. Tre pikë si Portugalia, ata fituan, ne jo.

Kam një skuadër të re, shumë mungesa për të qenë konkurrues, nuk do të jetë e lehtë për t’i përgatitur një rreng Venturës të cilin e admiroj. Por aq sa kemi mundësi do ta provojmë’.

COMMENTS