De Biasi: krenar me kombëtaren, synojmë ta mposhtim Rumaninë

De Biasi: krenar me kombëtaren, synojmë ta mposhtim Rumaninë

Hapet ‘Shtëpia e tifozëve’ në Perros Guirec
Kapet me 1 kg kokainë, arrestohet ish-futbollisti (Video)

Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi pas humbjes me Francën tha se ndihej shumë keq për lojtarët pasi nuk e meritonin një humbje të tillë.

‘Goli në minutën e fundit ishte shumë i rëndë për lojtarët. Na la shumë të zhgënjyer, pasi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë’.

De Biasi lavdëroi skuadrën e tij duke thënë se e meritojnë plotësisht të jenë në këtë kompeticion. ‘Lojtarët bënë një ndeshje të mirë, sot pashë një skuadër që e tregoi se e meriton të jetë këtu ku është. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë’.

Trajneri italian rikujtoi se Shqipëria ka dhe një ndeshje tjetër, duke shpresuar që mungesën e golave në dy ndeshjet e para, ta arrinte me një fitore kundër Rumanisë.

COMMENTS