David McAllister: Serbia t’i pranojë krimet e kryera në Kosovë

David McAllister: Serbia t’i pranojë krimet e kryera në Kosovë

Gjilani me borë (Video)
Maji, afati i fundit për shuarjen e operatorëve ilegalë

Derisa nuk pranon krimet e kryera në Kosovë dhe nuk normalizon marrëdhëniet me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, thotë për mediet gjermane David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme i Parlamentin Evropian.

‘Serbia, duhet të pranojë krimet që ka kryer në konfliktin me Kosovën’. Kështu i ka deklaruar ‘Neue Osnabrücker Zeitung’, politikani gjerman nga radhët e CDU-së, eurodeputeti David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

‘Një detyrë tjetër tejet e rëndësishme për Serbinë është normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën’, transmeton televizioni publik raportimet e medieve suedeze.

‘Deri sa të bëhet kjo, rruga e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është shumë e largët’, ka deklaruar David McAllister për gazetën gjermane Neue Osnabrücker Zeitung .

Ndërkaq, gazeta Suedwesstpresse, në një artikull kushtuar Ballkanit thekson situatën e tensionuar në rajon, e cila siç konstaton gazeta, do të eskalonte qysh moti në konflikte të armatosura, po të mos ishte NATO dhe prania e BE-së në Ballkan.

Për sa i përket raporteve të Serbisë me Kosovën, gazeta Suedwesstpresse, shkruan se ‘do të ishte një veprim shumë konstruktiv sikur Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhjetë vite pas shpalljes shtet i pavarur.

Edhe Suedwesstpresse, në artikullin për zhvillimet në Ballkan, pas zgjedhjes së Aleksander Vuçiqit, presidenti i Serbisë, shkruan se ‘Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian për aq kohë sa nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur’.

‘Ka dhjetë vite që dialogu me Kosovën po dremit’, shkruan kjo gazetë gjermane e cila kritikon ashpër qëndrimin e Bashkimit Evropian, që përkrah gjithmonë më të fortët. Do të ishte shumë e dobishme sikur politikanët evropian të mos u japin përkrahje ‘njerëzve të fortë’ në Ballkan, pasi kjo vetëm sa forcon nacizoismin e tyre, shkruan Suedwesstpresse.

COMMENTS