Daut Dauti: Një video që mua nuk me habitë aspak (Video)

Daut Dauti: Një video që mua nuk me habitë aspak (Video)

Akademiku Kraja: Letër askujt
Top 10 fytyrat që Evropa do t’i shohë në 2017-ën

Në këtë video shihet një njeri i shtrirë për vdekje, të cilit i duhet ndihma. Pranë tij kalojnë disa ‘qenie njerëzore’ në këmbë dhe me automjete. Pamja e rëndë nuk e besiz asnjerin ga këto ‘qenie‘. Megjithatë, duket që kjo video, me të drejtë, ka shkaktuar habi dhe reagime të shumta.

Mua nuk më habitë kjo pamje pasi që në mënyra tjera e shoh çdo ditë në Kosovë. E shoh përditë në TV tona dhe mediat tjera elektronike. Aq shpesh e shoh sa që më është gërditur kjo cpecie që vetëm fizikisht gjason në atë që sot quhet njeri.

Ne e kemi krijuar vetë këtë ’njeri’ të cilit më nuk i bënë përshtypje as rasti kur lloji i vet është duke dhënë shpirt. Çdo ditë në mediat tona shohim e dëgjojmë thirrje për çnjerzimin e njëri tjetrit. Këto thirrje vijnë nga ‘akademikët’ tanë, politikanët, gazetarët, analistët, etj. Në paraqitjet e tyre kurrë nuk vërehet as një lloj humanizmi e as një lloj ndjenje e njeriut për njeriun. Dhe si rezultat i ndikimit, shikoni në Facebook me çka merren njerëzit e zakonshëm. Ata merren me gjithçka por jo me njerëzoren.

Pse habitemi me këto pamje kur e diimë që në nuk kemi shkolla e as edukatorë? Pse habitemi kur e dijmë që nuk kemi as shtet e as media? Pse habitemi kur ne adhurojmë gazetarët që janë milionerë dhe u themi fë mijëve tanë që të bëhen sikur ata (matrapazë e kriminelë)? Pse habitemi kur e dijmë se ne pranojmë kriminelët për udhëheqës tanë? Shumë politikanë që ne i votojmë, janë shkatërrues të njeriut. Ne pranojmë për udheqës ata që janë denigrues të shoqërisë sonë. Udhëheqësi jonë është vrasës, plaçkitës, dhunues, ngulfatës me lejen tonë. Nëse i pari jonë është jo njeri, atëherë çfarë duhet të jetë njeriu i zakonshëm?

Kjo video është pamja më e butë e mundshme e shoqërisë në Kosovë.

COMMENTS