‘Dashuri si në përralla’, Teuta Krasniqi publikon fotografi me Adonisin (Foto)

Adelina Tahiri flet për ‘shtatzëninë’ e saj (Foto)
Playboy , prezanton modelen e parë transgjinore (Foto)

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi aktualisht ndodhet në pushime së bashku me bashkëshortin e saj, Adonisin.

Ata kanë shkuar së bashku në Bullgari, teksa kanë vizituar qytetin antik të Nesebarit, ndërsa duken mjaft të lumtur së bashku në këtë udhëtim.

Këtë gjë e vërteton edhe një fotografi e Teutës, e publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në një përqafim shumë të ngrohtë përkrah bashkëshortit të saj.

‘Dashni’, shkruan aktorja e njohur në mbishkrimin e fotografisë, e cila është shumë komentuar dhe ka marrë mijëra pëlqime nga fansat.

Në këtë udhëtim të tyre, bashkë me ta janë edhe motra e Teutës, Bubulina me bashkëshortin e saj, dhe dy vajzat e saj: Tara dhe Kaia.

COMMENTS