Darmanoviq: Demarkacioni tani është problem i Kosovës

Darmanoviq: Demarkacioni tani është problem i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Sergjan Darmanoviq, ka thënë se për Podgoricën zyrtare, çështja e kufizimit me Kosovën ka përfunduar, ndon

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Sergjan Darmanoviq, ka thënë se për Podgoricën zyrtare, çështja e kufizimit me Kosovën ka përfunduar, ndonëse Komisioni Qeveritar i Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja e vitit 2015 mes dy vendeve nuk është e rregullt.

‘Çështja e demarkacionit tani është problem i Kosovës. Parlamenti i Malit të Zi asnjëherë nuk ka anuluar marrëveshje ndërkombëtare dhe kjo nuk do të ndodhë as tani’, ka thënë Darmanoviq për agjencinë e lajmeve ‘Nova’, duke shtuar se beson në fuqinë demokratike të institucioneve të Kosovës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, dje e ka proceduar për në Kuvend marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi.

COMMENTS