‘Dardanët’ nisen për në Shkodër (Video)

Puyol: Ajo që më bëri Messi ishte e turpshme (Video)
Martohet Granit Xhaka (Foto)

Dardanët janë nisur në përkrahje të Kosovës, për ndeshje me Kroacinë.

Të mbledhur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve me këngë e fishekzjarre kanë marrë rrugën për në Shkodër për të mbështetur përfaqësuesen tonë në njërën ndër ndeshjet më të vështira në kualifikimet e Botërorit të ardhshëm që mbahet në Rusi.

 

Sot pritet që stadiumi Loro Boriçi të jetë i mbushur përplot edhe pse çmimet e biletave kanë qenë mjaftë të larta.

Shkodra në orët e pasdites pritet të vërshohet nga tifozët e Kosovës, të cilët pritet të jenë zë i fuqishëm i djemve të Kosovës në duel me kroatët të cilët favorizohen në këtë ndeshje.

COMMENTS