Danny Glover dhe Mel Gibson në bisedime për ‘Lethal Weapon 5’

Danny Glover dhe Mel Gibson në bisedime për ‘Lethal Weapon 5’

Aktori dhe regjisori amerikan, Danny Glover dhe kolegu i tij, Mel Gibson, janë në bisedime me regjisorin Richard Donner rreth vazhdimit të pes

Aktori dhe regjisori amerikan, Danny Glover dhe kolegu i tij, Mel Gibson, janë në bisedime me regjisorin Richard Donner rreth vazhdimit të pestë të filmit ‘Lethal Weapon’.

Edhe pse shumë kohë më parë, Glover kishte thënë se është shumë i moshuar për të luajtur në atë film, ai tash si 71 vjeçar po mendon për vazhdimin e ri.

Deadline raporton se projekti i kompanisë Warner Bros Pictures mund t’i ribashkojë Gloverin dhe Gibbsonin, nën drejtimin e regjisorit Donner.

Ky do të ishte bashkëpunimi i parë i dy yjeve të Hollywoodit që nga viti 1998, kur është xhiruar ‘Lethal Weapon 4’.

Deri më tash janë xhiruar katër filma ‘Lethal Weapon’
Nëse arrihet marrëveshja, atëherë kjo do të ndodhë në 30 vjetorin e xhirimit të filmit të parë.

Në filmat e mëparshëm, polici Martin Riggs (Mel Gibson) dhe partneri i tij, Roger Murtaugh (Danny Glover), i kanë rrezikuar jetët e tyre në luftën kundër kriminelëve.

Në vitin 1998 është xhiruar filmi i fundit ‘Lethal Weapon’

Në fillim të këtij viti kishte pasur një takim të ekipit të realizimit të vazhdimit të pestë, ndërsa Gibson la thënë se është duke menduar për këtë projekt.

COMMENTS