Dalin të papritura, kush po mundohet t’ia fshijë këngën Enis Bytyqit? (Video)

Dalin të papritura, kush po mundohet t’ia fshijë këngën Enis Bytyqit? (Video)

Këngëtari Enis Bytyqi ditën e djeshme ( e mërkurë ) e ka publikuar këngën e tij të re. Por për dallim nga herat e tjera, këtë herë bashkëpunëtorët

Këngëtari Enis Bytyqi ditën e djeshme ( e mërkurë ) e ka publikuar këngën e tij të re.

Por për dallim nga herat e tjera, këtë herë bashkëpunëtorët nuk janë të njëjtit, ‘Une për ty” mban titullin kënga për muzikën e së cilës është kujdesur Irkenc Hyka, tekstin e ka shkruar Petro Xhori ndërsa me mix dhe master u marrë JoJo.

Kënga vjen e realizuar me videoklip dhe menjëherë pas publikimit të saj është pëlqyer nga publiku, por jo nga të gjithë. Sipas Enisit dikush ka tentuar t’ia bllokoj atë në disa rrjete sociale si: Facebook edhe Instagram, por nuk ia ka dalë.

‘Po mundohen disa individ me padrejt me ma blloku kangen e re në rrjete sociale si Instagram dhe Facebook. Në qoftëse ju shihet postimi, postone prap dhe gjithçka në rregull. Paqe, Enis Bytyqi’ ka shkruar Enisi.

Ndryshe kujtojmë se javë më parë lajmi.net ka raportuar për larimin e mundshëm të Enisit nga kompania On Records por pasi kontaktuam Enisin nuk përgjigjej në telefon ndërsa menaxheri i tij nuk ishte në dijeni për diçka të tillë. Se çka ka ndodhur konkretisht mes tyre ju njoftojmë shumë shpejt.

COMMENTS