Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e katërtë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhor deri në ora 19:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e katërtë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhor deri në ora 19:00.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se pjesëmarrja në votime e qytetarëve të Kosovës në 19 komuna të Kosovës është 38.10 për qind.
‘Sot votuan 516 mijë qytetarëve të Kosovës me të drejt vote’, tha Daka sonte në konferencën që u mbajt në Qendrën Mediale të KQZ-së.
Ndryshe, KQZ-ja në 19 komuna ku u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve ka angazhuar 14 mijë komisionerë.
COMMENTS