Daka: Asnjëherë s’kemi organizuar zgjedhje më të mira

Daka: Asnjëherë s’kemi organizuar zgjedhje më të mira

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, ka vlerësuar se procesi zgjedhor ka qenë i shkëlqyeshëm dhe se asnjëherë në Kosovë nuk janë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, ka vlerësuar se procesi zgjedhor ka qenë i shkëlqyeshëm dhe se asnjëherë në Kosovë nuk janë organizuar zgjedhje kaq të mira.

‘Procesi i zgjedhjeve dhe i numërimit për mua ka qenë i shkëlqyeshëm. Dita e zgjedhjeve të 19 nëntorit ka qenë një ditë e shkëlqyeshme dhe e mrekullueshme. Sepse për herë të parë në historinë e Kosovës pas luftës që nga viti 2008, asnjëherë nuk kemi organizuar zgjedhje më të mira. Të shkoj vetëm një kuti në rinumërim nga i gjithë ky proces, për mua është diçka e shkëlqyeshme’, tha ajo.

Daka këtë deklaratë e ka dhënë pas mbledhjes që sot KQZ ka mbajtur ku është miratuar raporti i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve. Sipas këtij raporti një vendvotim shkon në rinumërim ndërsa janë anuluar 22 zarfe me vota me kusht.

COMMENTS