“Daily Mail”: Kaçe, talenti që duhet mbajtur nën vëzhgim

Zyrtarizohet edhe lista e dytë e të nominuarve për Topin e Artë
Kaka dëshiron pensionimin: Futbolli nuk më jep më kënaqësi (Video)

Është Ergys Kaçe lojtari që duhet mbajtur nën vëzhgim të Kombëtarja shqiptare gjatë Euro 2016, të paktën këtë përfundim ka nxjerrë “Daily Mail”, që ka bërë një analizë të të gjitha grupeve të Euro 2016.

Ish mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, Martin Keown parashikon ecurinë e skuadrave, por ndalet gjatë edhe te filozofia e trajnerëve dhe liderët e 24 skuadrave pjesëmarrëse.

Ylli i Shqipërisë konsiderohet kapiteni Lorik Cana, i cili u bë lojtari i parë shqiptar që luajti në Premier League pasi gjatë sezonit 2009-2010 mbajti të veshur fanellën e Sunderland.

Për sa i përket kalimit të grupit nga Shqipëria, Daily Mail shkruan se kuqezinjtë duhet të kenë shumë fat që ta realizojnë një gjë të tillë.

Në grupin A, pasi cilëson favorite Francën dhe Zvicrën, Keown ndalet te ecuria e trajnerit Gianni De Biasi. “Në vitin e 5 të aventurës së tij te Shqipëria trajneri i Shqipërisë është nderuar me titullin Nder i Kombit pas kualifikimit historik të Shqipërisë në Euro 2016.

Në vitin 2006 ai ka arritur të ngjisë Torinon në Serie A, por u largua nga skuadra vetëm tre ditë përpara debutimin sezonal në sezonin 2006-2007”, shkruan “Daily Mail”. Por sa larg parashikohet të shkojë Shqipëria në këtë kompeticion? Keown thekson se kuqezinjve u duhet shumë fat për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër edhe pse vitin e shkuar ata e kanë mundur Francën 1-0.

COMMENTS