Daily Mail do të dëmshpërblejë Melania Trump

Daily Mail do të dëmshpërblejë Melania Trump

Kelmendi: Vendimi për rritjen e pagave për deputetët, i turpshëm dhe skandaloz
Bie nga ndërtesa, vdes punëtori turk i ashensorëve në Gjilan

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump do të dëmshpërblehet nga Daily Mail lidhur mbi akuzat e tabloidit britanik lidhur me karrierën e saj prej modeleje.

Melania Trump kishte paditur gazetën britanike ndaj akuzave se ajo ishte punëtore seksi gjatë viteve 1990.

Daily Mail kishte shkruar se bashkëshortja e presidentit amerikan ka punuar si shoqëruese me pagesë në New York.

Melania Trump ka lindur në Slloveni por u shpërngul në SHBA që të punojë si modele në fillim të viteve 1990. Ajo u martua me Donald Trump në vitin 2005.

Kurse Daily Mail ka shkruar se agjencia me të cilën Trump kishte ardhur në SHBA është një agjenci e shoqërueseve për seks me pagesë.

Avokati i saj Charles Harder kishte deklaruar se këto pretendime ishin plotësisht gënjeshtra.

‘Deklaratat për zonjën Trump janë 100% false dhe që kanë ndikuar jashtëzakonisht keq në reputacionin e saj personal dhe profesional’, ka thënë Harder.

COMMENTS