Daçiq: Zgjidhja e përhershme mes Kosovës e Serbisë, e mundshme

Daçiq: Zgjidhja e përhershme mes Kosovës e Serbisë, e mundshme

A do të ketë Qeveria e ardhshme më pak ministri?
Kosova do ta ketë të botuar historinë e popullit të saj në vitin 2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi se përcaktimi në atë se ‘çfarë është shqiptare e çfarë është serbe, shërben si një mundësi për zgjidhje të përhershme’ në dialogun e ardhshëm mes Kosovës e Serbisë.

Në një tekst autorial për ‘Blic’, ministri serb Daçiq paralajmëroi se me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili mori nismën për dialog të brendshëm për çështjen e Kosovës, të shqyrtojë mundësinë përcaktimit të pikave për dialogim lidhur me atë rajon, transmeton televizioni publik.

‘Dialogu mes shqiptarëve e serbëve është mundësi e vetme për zgjidhjen e përhershme e çështjes, e cila mund të arrihet përmes një statusi të veçantë të manastireve, si dhe me anë të bashkësive të komunave serbe në jug të Kosovës dhe, nëse kjo nuk arrihet, apo e papranueshme, nuk do të jem i dëshpëruar, por do të provoj të kontriboj në arritjen e një zgjidhjeje të përhershme’, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas tij, dialogu i brendshëm për Kosovën jep përgjigjen se ‘sa jemi të pjekur’.

‘Kosova është vlerë e jona, por vetëm në atë masë sa e si ne sillemi. Ne jemi ata që përcaktojmë vlerën dhe rëndësinë përmes një kushti, i cili është kusht mbi kushte drejt ardhmërisë sonë dhe kjo nuk guxon të jetë e përgjaksme, e cila duhet të jetë vijë e kuqe për ne’, deklaroi ministri serb, Daçiq.

COMMENTS