Daçiq i hidhëruar në Francën, kërkon deklarimin e saj ndaj Serbisë

Daçiq i hidhëruar në Francën, kërkon deklarimin e saj ndaj Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq pas njoftimeve të medieve se Franca do t’iu dërgojë nota proteste vendeve që mund ta tërheqin njohjen e

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq pas njoftimeve të medieve se Franca do t’iu dërgojë nota proteste vendeve që mund ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar se Serbia qëndron në politikën e vet, ndërsa të gjithë të tjerët që mendojnë të kundërtën, duhet të vendosin a janë miqtë tanë, partnerë apo do të punojnë kundër Serbisë, transmeton Koha.net.

‘Më duket edhe njëra edhe tjera nuk janë të mundura’, ka thënë Daçiq.

Ai është ankuar se Serbia me vite ndeshet me problemin njohjes së pavarësisë së Kosovës, porse Qeveria do ta vazhdojë politikën e vet.

‘Nuk do të na frikësojnë me shantazh. Ne edhe më tej të gjithëve do t’ju sqarojmë se në rastin e Kosovës bëhet fjalë për secesionin e dhunshëm e separatizmin që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Serbia nuk e njeh këtë shtet të rremë’, citon ‘politika’ e Beogradit të ketë thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se Serbia do të ketë sukses ta zvogëlojë numrin e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

‘Kjo i po i nervozon shumë ata që mendojnë se kjo çështje është e zgjidhur deh se ky është proces i pakthyeshëm. Por, do ta shihni se është i kthyeshëm’, ka përfunduar Daçiq.

COMMENTS