Daçiq: Fuqitë e mëdha s’po e lënë Prishtinën të ndahet Kosova

Daçiq: Fuqitë e mëdha s’po e lënë Prishtinën të ndahet Kosova

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se Prishtina, sikur me të bisedohej pa mentorë, do ta pranonte propozimin për ndarjen e Kos

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se Prishtina, sikur me të bisedohej pa mentorë, do ta pranonte propozimin për ndarjen e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se fuqitë e mëdha nuk po duan ta shqyrtojnë ndarjen e Kosovës sepse mendojnë se çështjen e Kosovën e kanë mbyllur në vitin 2008 kur edhe e kanë njohur pavarësinë e saj.

Siç njofton b92, ka shtuar se këto fuqi mendojnë rast ndarjeje do të ndodhte shpërngulja masive dhe se ato s’e kanë para sysh gjendjen në terren.

I pyetur nëse janë të sakta pohimet e kryetarit të Partisë Popullore Vuk Jeremiq se kryetari Vuçiq e ka ofruar jugun Serbisë për veriun Kosovës, Daçiq ka thënë se ‘kurrfarë bisedimesh lidhur me zgjidhjen afatgjate të çështjes së Kosovës nuk ka pasur’.

‘Ka pasur bisedime të ndryshme në metropole të ndryshme, këmbime mendimesh, por asgjë nuk ka pasur zyrtare. Nuk e di kush ka mundur të ofrojë diçka të tillë’, ka thënë Daçiq.

Duke folur për aktivitetet që priten rreth çështjes së Kosovës, Daçiq ka thënë se në Beograd së shpejti shkojnë shefat e diplomacive të Greqisë Dimitris Kotzias dhe i Francës Jean Yves Drian dhe se në prag janë bisedime të rëndësishme.

COMMENTS