Çun Lajçi: Isë Mustafa kjofsh marrue! (Video)

Çun Lajçi: Isë Mustafa kjofsh marrue! (Video)

Ardian Bujupi në lidhje me modelen e njohur? (Video)
Publikohen listat e plotë e këngëve pjesëmarrëse në Festivalin e 55-të në RTSH, një nga këta emra do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision 2017’

Me lahutë dhe veshje të anës së Rugovës, aktori i njohur Çun Lajçi, përmes këngës i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, e deputetëve që të mos votohet demarkacioni me Malin e Zi. Madje ai ka deklaruar se nëse doni t’i mallkoni fëmijët e juaj, atëherë votoni demarkacionin, e falni bjeshkët.

‘Nese don me i mallkue fëmijtë tu atëherë voto Demarkacionin e fali bjeshkët e mia! Isë Mustafa kjofsh marrue, mos lashtë zoti pa të mallkue. Prej Çakorrit qysh don mem largu…’, është një pjesë e këngës në videon që e ka postuar aktori në Facebook.

Pas kësaj video kanë pasuar komente të ndryshme, të cilët e kanë pyetur aktorin pse nuk po i thur këngë presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi.

‘Hashimin apo ta mban me e këndue se ta kall kasollen e Isa u qëllu i urtë tash kno sa të mujsh se në bjeshkë nuk po ta mban me dal’, është komenti i një komentuesi. Ndërsa aktori ia kthen menjëherë.

‘E ke fortë gabim miku im… mua ma mban se unë atje kam lind dhe atje jetoj, por mbasi po të dhimset Hashimi unë nuk kam faj dhe paske harrue se ate ta kam mallkue ne Pejë para 3 viteve’, përgjigjet Lajçi.

COMMENTS