Cristiano Ronaldo flet se nëse do ishte me Messin në një ekip, kushë do e fitonte Topin e Artë (Video)

Cristiano Ronaldo flet se nëse do ishte me Messin në një ekip, kushë do e fitonte Topin e Artë (Video)

Ozil ua ‘mbyll gojën’ të gjithëve rreth të ardhmes së tij
Zyrtare: James Rodriguez transferohet në Bayern Munchen

Pasi që mbrëm Cristian Ronaldo e ka fituar për të katërtën herë Topin e Artë, ylli portugez gjatë një interviste i pyetur se nëse ai dhe Messi do të ishit në një ekip, kush do e fitonte Topin e Artë?

Ronaldo është përgjigjur kështu:

Është një pyetje e vështirë, nuk e di. Do ishte interesante të ishim të dy në një skuadër. Mendoj se lojtarët e mëdhenj duhet të luajnë së bashku. Por, në rast se ne do të ishim me një ekip, mendoj se do kisha më shumë Topa të Artë, por ai nuk do ishte larg meje. Të gjithë e dimë se Messi është lojtar i madh, ka fituar pesë herë Topin e Artë . Do provoj ta fitoj edhe në vitin e ardhshëm, por objektivi im i tanishëm është të fitoj Kupën e Botës për Klube, është trofe i rëndësishëm. Pas kësaj të fitoj La Ligan, është një titull që Real Madridi e dëshiron dhe nëse është e mundur edhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit. Si gjithmonë, i dua të gjitha.

COMMENTS