Cristiano Ronaldo bëhet baba për herë të dytë

Kapitenit të Portugalisë Cristiano Ronaldo i është lejuar nga Konfederata e Kupës së FIFA-s që të kthehet në shtëpi pasi ka konfirmuar lajmin se është

Kapitenit të Portugalisë Cristiano Ronaldo i është lejuar nga Konfederata e Kupës së FIFA-s që të kthehet në shtëpi pasi ka konfirmuar lajmin se është bërë baba për herë të dytë nga lindja e binjakëve nga një nënë surrogate.

Ronaldo i cili tashmë e ka një djalë shtatë vjeçar të quajtur Cristiano Ronaldo Jnr nga një lidhje e kaluar, ka bërë të ditur lajmin për lindjen e dy djemve të tij pak pasi Portugalia është eleminuar nga turneu.

32 vjeçari duket se do të mungojë në ndeshjen e vendit të tretë të Portugalisë kundër Gjermanisë ose Meksikës për shkak se ka kërkuar të kthehet në vendlindje për familjen e tij të re.

Ndryshe, lojtari i shpallur disa herë si lojtari më i mirë i vitit është në lidhje me bukuroshen Georgina Rodriguez e cila është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe pritet të lindë një vajzë duke bërë kështu që numri i fëmijëve të tij të shkoj në katër.

COMMENTS